Z Mobile Prishtina të mërkurën mbrëma ka regjistruar humbje nga Pallacanestro Varese me rezultat 80:77 në kuadër të 1/8 së finales në garat e FIBA Europe Cup.
Në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët “Plisat” në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, basketbollistët bardhekaltër ishin shumë pranë fitores, e cila krejt në fund iu iku nga duart.
Te Z Mobile Prishtina më i miri në parket ishte Dardan Berisha që shënoi 21 pikë, kurse pati edhe 3 kërcime e 3 asistime. Ai u ndihmua nga Divine Myles që shënoi 18 pikë.
Te Pallacanestro Varese më i miri ishte Dominique Archie që shënoi 22 pikë, pati 7 kërcime e 1 asistim.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 mars në Itali.