Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Z Mobile Prishtina sot do të përballet me Cherkaski Mavpy në kuadër të FIBA Europe Cup

  • Z Mobile Prishtina sot do të përballet me Cherkaski Mavpy në kuadër të FIBA Europe Cup
17 Tetor 2018

Z Mobile Prishtina sot me fillim nga ora 20:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet do të ballafaqohet me ekipin nga Ukraina, Cherkaski Mavpy në kuadër të FIBA Europe Cup.

Trajneri i Z Mobile Prishtinës, Damir Mulamerovic ka thënë se ekipi i tij është i gatshëm për ukrainasit dhe se ka besim në lojtarët e tij:

“Ekipi që do të luajmë ndeshjen e parë janë një ekip i fortë fizikisht dhe ndër ekipet më të papërshtatshme në këtë ligë. Kemi stërvitur që një javë dy herë në ditë, dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje, sepse e dijmë kualitetin në këtë ligë, ndërsa sa i përket ekipit tim, unë besoj tek lojtarët e mi dhe në ekipin tim dhe shpresoj se do të jemi në një ditë të mirë dhe natyrisht besoj në fitore”.

Ndërkohë basketbollisti i Z Mobile Prishtinës, Dardan Berisha ka thënë se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje:

“E kemi pritur këtë moment që shumë kohë dhe jemi të përgatitur intensivisht për ndeshje. Me trajnerin e ri kemi punuar shumë, kemi stërvitur dy herë në ditë dhe taktika është e re dhe jemi të gatshëm për ta dhënë 100%-shin unë dhe i gjithë ekipi pasi që jemi të kompletuar, nuk kemi lëndime dhe gjithçka është në rregull”. Plisat natyrisht që presim të vijnë në një numër sa më të madh pasi që na duhet përkrahja e tyre në ndeshje të tilla, pasi që ata janë motivi ynë. Kundërshtari është mjaft i fortë, janë shumë të fortë fizikisht dhe do te jetë një ndeshje shumë e rëndë për ne, por jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje”.

Z Mobile Prishtina bën gara në Grupin E të FIBA Europe Cup së bashku me Bakken Bears (Danimarkë), Cherkaski Mavpy (Ukrainë) dhe Steaua Bucuresti (Rumani).