Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Z Mobile Prishtina të martën do të përballet me Bakken Bears në kuadër të FIBA Europe Cup

  • Z Mobile Prishtina të martën do të përballet me Bakken Bears në kuadër të FIBA Europe Cup
29 Tetor 2018

Pas dy fitoreve radhazi në Grupin E të FIBA Europe Cup, basketbollistët e Z Mobile Prishtinës tani do të ballafaqohen me ekipin e Bakken Bears nga Danimarka.

Ndeshja do të zhvillohet në qytetin Risskov të Danimarkës të martën me fillim nga ora 18:30.

Edhe skuadra daneze ashtu si ajo prishtinase i kanë nga dy fitore në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup, ndërsa danezët e kryesojnë këtë grup.

Z Mobile Prishtina e ka nisur edicionin në FIBA Europe Cup me këmbë të mbarë pasi ka triumfuar në shtëpi të vet në përballje me ekipin ukrainas, Cherkaski Mavpy me rezultat 92:82, dhe më pas si mysafir ka shënuar fitore në ballafaqim me rumunët e Steaua Bucuresti me shifrat 87:81.

Ashtu si Z Mobile Prishtina, edhe Bakken Bears janë kampion të shumëfishtë të shtetit të tyre.