Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Zgjidhet kryetari i ri i SHGJFBK-së

  • Zgjidhet kryetari i ri i SHGJFBK-së
  • Zgjidhet kryetari i ri i SHGJFBK-së
2 Prill 2014


Vëzhguesi Dr. Lulzim Maloku është kryetar i ri i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Maloku është zgjedhur me shumicë votash kryetar i ri i SHGJFBK-së, duke mos pasur asnjë votë kundër. Derisa anëtarë të Bordit të kësaj Shoqate u zgjodhën Azem Hoxhaj, Burim Koshi, Hajredin Zeka dhe Daut Mehmeti.

Faton Kurshumliu ndërkaq u emërua Sekretar i kësaj Shoqate.

Takimi i jashtëzakonshëm i udhëhequr nga anëtari më i vjetër i saj, Nexhdet Hoxha, i cili u thirr me nënshkrimin e 2/3 të Kuvendarëve miratoi ndryshimin e Rregullores, duke e harmonizuar me Statutin e Ri të FBK-së.

Të pranishëm në Kuvend ishin 20 Kuvendarë (5 vëzhgues të Listës A, 10 gjyqtarë të Listës A, përkatësisht të Listës B, si dhe gjyqtarët dhe vëzhguesit që ishin prezent).

Kuvendi i jashtëzakonshëm i SHGJFBK-së u mbajt pas pezullitimit të saj nga ana e Bordit të FBK-së për shkak të mos-harmonizimit me kohë të Rregullores me Statutin e Ri të FBK-së.