Peja e ka shfrytëzuar terrenin vendas dhe me një lojë shumë të mirë në pjesën e dytë ka arritur që pas ndeshjes së parë çerekfinale në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) të ketë avantazh prej 17 pikëve kundër Kozuv-it.
Takimi i luajtur të mërkurën mbrëma në "Karagaçi" ka përfunduar me rezultat 83:66. Ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 15 mars në Gjevgjeli.
Më të merituarit për triumfin e Pejës ishin Robert Abramovic me 20 pikë, Cameron Rundles me 19, Alban Veseli me 17 dhe Noah Dahlman me 12 pikë e 4 kërcime.
Te Kozuv-i më efikasit ishin Kenyon McNeal Jr. me 27 pikë e 5 asistime, Milivoje Mijoviq me 12 pikë e 8 kërcime dhe Larry Hall Jr. me 11 pikë.