Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

1,8 sekondat fatal të Bashkimit

  • 1,8 sekondat fatal të Bashkimit
3 February 2016

Milosh Gjuriq është fajtori kryesor për humbjen e Bashkimit, pasi basketbollisti i Teodo-s i ka shënuar pikët e fitores kur kishin mbetur vetëm edhe 1.8 sekonda deri në përfundim të ndeshjes.

Ndeshja ishte e barabartë prej fillimit e deri në fund, të dyja ekipet luajtën fortë  dhe ishte më se e kuptueshme se çastet e fundit të takimit do të ishin vendimtare për të përcaktuar fituesin e këtij dueli që është zhvilluar të mërkurën mbrëma në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren dhe i cili përfundoi me rezultat 69:68 në të mirë të mysafirëve.

Këtë fitore dramatike Teodo e ka shënuar në kuadër të Grupit C të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), derisa skuadra nga Tivati i Malit të Zi në rundin e radhës është nikoqire e Beroe-s, kurse Bashkimi do ta vizitojë Mornar-in.

Koshashënuesit më të mirë te Bashkimi ishin Tay Waller me 22 pikë dhe Granit Rugova me 14, kurse te Teodo më të dalluarit ishin Manuel Johnson me 18 pikë e 7 kërcime dhe Aaron Mitchell me 13 pikë e 8 kërcime.

 

Bashkimi - Teodo 68:69 (20:15, 17:22, 14:15, 17:17)

Palestra e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Gjyqtarë:A. Pavlov, Z. Mitrovski, D. Kralj. 

Bashkimi: Ramme 6, Jones 13, Bussey II 8, Waller 22, Rugova 14, Tahiri 3, Kryeziu, Shehu, Biraj, Balluku, Hysenagolli 2.

Teodo: Mitchell 13, Gjurishiq 11. Subotiq 8, Zejak, Johnson 18, Vuquroviq 7, Arsiq 5, Krivokapiq, Kruska, Vrbica 6, Kalugjeroviq, Sariq 1.