1 December 2014
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Erolld Belegu ka shfrytëzuar të drejtën statutare për të emëruar në bordin e FBK-së Arben Fondajn në vendin vakant në bordin e FBK-së.
Fondaj është aktualisht edhe drejtor i KB Golden Eagle Ylli. Me emërimin e tij, bordi i FBK-së numëron 12 anëtarë dhe një pozitë është vakante që duhet të përmbushet në Kuvendin e FBK-së.
Arben Fondajt i dëshirojmë suksese në punën e tij në Bord të FBK-së.