Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës kanë arritur marrëveshje në parim për dinamikën e procesit të licencimit të trajnerëve.
Kjo ishte pika kryesore në takimin e mbajtur midis Kryetarit të FBK-së Erolld Belegut e Sekretarit të Përgjithshëm Leart Hoxhës dhe delegacionit të SHTBK-së në përbërje: Ibrahim Karabeg – nënkryetar, Albert Sylejmani – anëtar i bordit dhe Fikret Shatri – sekretar.
Palët u dakorduan që FBK dhe SHTBK të organzojnë së paku 3 seminare – klinika për trajnerë të të gjitha kategorive dhe pjesëmarrja në këto klinika të jetë e obligueshme dhe parakushti themelor për marrje të licencës së trajnerit.
Vendimi përfundimtar për dinamikën e seminareve dhe procesin e licencimeve duhe të miratohet edhe nga bordi i SHTBK-së.
Po ashtu palët u dakorduan që të rishikohet Rregullorja për Licencim të Trajnerëve, të ndryshohet nëse ka nevojë dhe të zbatohet me përpikëri që nga sezoni 2015/16.
Në takim u konstatua se licencimi vendorë dhe vërtetimi i cilësisë së trajnerëve të huaj që punojnë në Kosovë është i domosdoshëm dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së punës që bëhet me basketbollistët kosovarë.