Skuadra e Bakken Bears nga Danimarka ka shënuar fitore të mërkurën mbrëma në Prishtinë në përballje me ekipin nikoqir Z Mobile Prishtina me rezultat 100:77 në kuadër të xhiros së fundit të Grupit E të FIBA Europe Cup.
Kështu danezët arritën të ruajnë pozitën e parë në grup, derisa bardhekaltrit të dytën, për të vazhduar tutje në mesin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup.
Më efikasit te Z Mobile Prishtina ishin Khalid Boukichou me 15 pikë, Divine Myles me 14, Denis Krestinin me 13 dhe Dardan Berisha me 12 pikë.
Në anën tjetër te Bakken Bears më të dalluarit ishin Thomas Laerke me 21 pikë, Tylor Ongëae me 14 dhe Tobin Carberry me 12 pikë.
Ndërkaq në fazën e dytë të FIBA Europe Cup do të formohen katër grupe me nga katër skuadra, derisa dy pozitat e para dhe tetë ekipe tjera të Champions League do të kualifikohen për në Top 16.