Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi e sfidon Lovcen-in në Cetinje

  • Bashkimi e sfidon Lovcen-in në Cetinje
9 November 2015

Bashkimi nga Prizreni të martën duke filluar nga ora 18:00 do të luaj si mysafir kundër Lovcen Basket-it në Cetinje të Malit të Zi në kuadër të xhiros së katërt të Grupit B të Ligës Ballkanike (BIBL).Prizrenasit kanë bilanc prej 1 fitore e 2 humbje në BIBL, derisa malazezët kanë regjistruar deri më tani 2 disfata. 

Petar Mijoviq, trajner i Bashkimit: “Lovcen-i së fundi është përforcuar në krahasim me startin e edicionit, pra ka bërë ndryshime në përbërjen e skuadrës. Ne jemi në një krizë të vogël, e cila na ka kapluar për shkak të disa lëndimeve dhe ende nuk kemi mundur të gjejmë zëvendësime adekuate për lojtarët që janë larguar. Kjo pra është situata aktuale. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të treguar lojë të mirë dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar, pasi triumfi do të ishte shumë i rëndësishëm për ne në këtë fazë të edicionit që ndodhemi tani në BIBL”.

Ndërkaq ekipi tjetër kosovar që luan në Ligën Ballkanike, Peja të mërkurën është nikoqir i Levski 2014 me fillim nga ora 19:30. Pejanët po ashtu janë pjesë e Grupit B, ku kanë bilanc prej 1 humbje e 1 fitore.