Bashkimi nga Prizreni është skuadra e parë finaliste e play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Portokallinjtë kanë triumfuar të enjten mbrëma edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Pejës dhe kështu janë plasuar në finalen e madhe. Përballja në mes Pejës dhe Bashkimit e luajtur në "Karagaci" ka përfunduar me rezultat 117:96. Tani Bashkimin e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, ku Sigal Prishtina është duke udhëhequr me seri 2:0 ndaj Trepcës. Dueli i tretë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën "Minatori" në Mitrovicë dhe në rast se bardhekaltrit triumfojnë edhe në këtë ndeshje atëherë do të renditen në finale. Kampione në fuqi është skuadra e Sigal Prishtinës.