9 March 2014
Bashkimi ka mposhtur Besën në sekondat e fundit të ndeshjes.
Skuadra prizrenase Bashkimi ka arritur të shënojë fitore ndaj Besës në fund të takimit duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 90-92 në Pejë.
Besa ia nisi shumë më mirë ndeshjes, e motivuar nga trajneri i ri, Fabian Gjuka dhe kishte epërsi të konsiderueshme gjatë takimit.
Mirëpo, në çerekun e fundit Bashkimi ka arritur të këndellet sadopak dhe në momentet e fundit ka arritur te fitorja.