Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi humb nga Teodo dhe nuk kualifikohet për në fazën e dytë të Ligës Ballkanike

  • Bashkimi humb nga Teodo dhe nuk kualifikohet për në fazën e dytë të Ligës Ballkanike
24 January 2017

 

Teodo është kualifikuar për në fazën e dytë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL) që nënkupton se skuadra kosovare, Bashkimi nga Prizreni nuk arriti ta realizoj këtë mision.

Ekipi nga Tivati ka përfunduar në pozitën  e tretë në Grupin A pas triumfit ndaj Bashkimit me rezultat 79:76  (25:22, 21:12, 16:16, 17:26) të martën mbrëma në palestrën "Sezai Surroi".

Me këtë rezultat Teodo tani ka bilanc prej 5 fitore e 5 humbje në grup, njëjtë si Kozuv-i. Mirëpo ekipi nga Tivati ka fituar me 6 pikë epërsi dhe më pas ka humbur me 5 pikë në Gjevgjeli dhe kështu është në avantazh ndaj maqedonasve.

Ndërkaq Bashkimi e ka përmbyllur aventurën në Ligën Ballkanike në pozitën e pestë në grup me 4 fitore e 6 humbje, dhe kështu ka mbetur jashtë garave.

Sa i përket ndeshjes në Prizren, skuadrat ishin të barabarta në cerekun e parë, i cili përfundoi me shifrat 25:22 në të mirë të mysafirëve. Teodo vazhdoi me lojë të mirë në dhjetëminutëshin e dytë, gjë që nuk mund të thuhet për nikoqirët, të cilët në këtë pjesë të lojës realizuan vetëm 12 pikë, kurse kundërshtarët 21 sosh. Në këtë mënyrë skuadrat shkuan në pushim me rezultat 46:34 në favor të malazezëve.

Në cerekun e tretë Bashkimi filloi të këndellet dhe kështu ky dhjetëminutësh përfundoi me shifrat 16:16, derisa në të katërtin edhe pse dominuan në tërësi prizrenasit duke iu afruar shumë kundërshtarit, në fund nuk ia dolën të triumfojnë dhe kështu ishte Teodo skuadra fituese e këtij takimi, por edhe ajo që e siguroi kualifikimin tutje në Ligën Ballkanike. 

Milosh Gjurishiq me 19 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, Radomir Marojeviq me 14 pikë dhe Petar Kusovac me 12 pikë e 6 kërcime ishin më të dalluarit te Teodo, derisa te Bashkimi më efikasit ishin Nikola Koraq me 27 pikë e 8 asistime dhe Kayel Locke me 26 pikë e 6 kërcime.

Duhet theksuar se nga skuadrat kosovare është vetëm Peja ajo që e ka siguruar tashmë kualifikimin për në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, derisa tri të tjerat, Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Trepca nuk ia kanë dal ta realizojnë këtë mision.