Me përballjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Therandë në mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit të Prizrenit, ku fitore ka realizuar kjo e fundit me rezultat 93:88 është përmbyllur xhiroja e XV e Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndërkaq të shtunën ka qenë në program një ndeshje, ku Trepça e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me shifrat 96:69, derisa të premten mbrëma Peja ka triumfuar kundër Vllaznimit me rezultat 113:71.
Në xhiron e XVI, e cila është në program për fundjavën e ardhshme, Bashkimi është nikoqire e Pejës, kurse Vllaznimi është mysafire e Kerasan Prishtinës dhe Sigal Prishtina e pret Trepçën.