Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi një fitore larg titullit të kampionit

  • Bashkimi një fitore larg titullit të kampionit
30 April 2018

Bashkimi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë finale të play-offit ndaj Penzës.

Ndeshja e luajtur në fundjavë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ka përfunduar me rezultat 76:40.

Ndeshjen e parë prizrenaset e patën fituar me rezultat zyrtar 20:0, pasi loja ishte ndërprerë pas sulmit të ndihmëstrajneres së Penzës, Shqiponja Bytyqit ndaj gjyqtarit Blendi Fejza.

Në këtë mënyrë, Bashkimit i duhet vetëm edhe për një fitore për të fituar titullin e kampionit.

Khadija Brown me 23 dhe Anastasia Williams me 21 pikë ishin më të merituarat për fitoren e skuadrës prizrenase, tek e cila pikë dyshifrore patën edhe Aulona Muhaxhiri dhe Gresa Gashi, të cilat ndeshjen e përfunduan me nga 10 pikë.

Në anën tjetër te Penza, Filloreta Krasniqi ishte më efikasja me 26 pikë të shënuara.