Bashkimi e ka mposhtur me lehtësi Pejën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen e luajtur të martën mbrëma në palestrën "Karagaçi" në Pejë, prizrenasit kanë triumfuar me shifrat 94:65 (27:23, 14:14, 30:17, 23:11).
Më të dalluarit te Bashkimi ishin Kayel Locke me 26 pikë, 9 kërcime e 5 asistime, Garrius Adams me 15 pikë, 13 kërcime e 3 asistime dhe Gazmend Sinani me 14 pikë e 5 kërcime.
Në anën tjetër te Peja më efikasit ishin Arian Qallakaj me 18 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, Arti Hajdari me 17 pikë dhe Robert Abramovic me 13 pikë e 5 kërcime.
Ndeshje e tretë gjysmëfinale e garave shtesë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luhet të enjten në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe në rast se Bashkimi triumfon atëherë do të jetë skuadra e parë që është kualifikuar në finalen e madhe.
Çifti tjetër gjysmëfinal është Sigal Prishtina – Trepça, ku bardhekaltrit udhëheqin me seri 1:0.