Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi të martën e pret Kozuv-in

  • Bashkimi të martën e pret Kozuv-in
21 November 2016

Bashkimi të martën është nikoqire e Kozuv-it nga Gjevgjelia e Maqedonisë në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Kjo ndeshje do të luhet nesër me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Në duelin e parë të zhvilluar ndërmjet këtyre dy ekipeve në Gjevgjeli fitore patën realizuar maqedonasit me rezultat 80:63.

Nga katër ndeshje të luajtura deri më tani, Bashkimi ka po aq disfata të regjistruara në kuadër të grupit, andaj për prizrenasit çdo ndeshje që do ta zhvillojnë tani e tutje në BIBL është shumë e rëndësishme, nëse duan të kualifikohen për në fazën tjetër të kësaj gare.