Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës

  • Bashkimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës
29 February 2020

Bashkimi ka fituar derbin e vjetër ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 89:82 (28:13, 10:36, 25:23, 26:10) në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi ishte shumë interesant dhe me shumë kthesa gjatë ndeshjes. Prizrenasit e nisën më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë 28:13. Por, në periudhën e dytë u kundërpërgjigjën prishtinasit, 10:36, për të shkuar në pushim me rezultat 38:49. Perioda e tretë ishte e barabartë në parket (25:23), derisa në 10 minutat e fundit, vendasit u treguan më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 26:10 dhe për të triumfuar në fund me rezultat 89:82.

Te Bashkimi u dalluan Stevie Clark me 17 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime dhe Terik Bridgeman me 22 pikë, kurse te Sigal Prishtina, më i miri në parket ishte Anthony Goods me 22 pikë.

Bashkimi tani ka 14 fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina 17 fitore dhe gjashtë humbje.