Skuadra e Bashkimit që u mposht befasisht nga Kastrioti dhe pastaj vazhdoi serinë e humbjeve me disfatë edhe nga Trepça, ka arritur që t'i kthehet fitoreve duke e mposhtur RTV 21 në palestrën 1 tetori të Prishtinës.
Ndeshja ka qenë shumë e barabartë gjatë gjithë kohës dhe Bashkimi ka arritur që të fitojë atë krejt në fund duke treguar koncentrim në momentet e fundit.
Dyshja kroate Denis Vrsaljko dhe Josip Blajic kanë shënuar nga 27, përkatësisht 25 pikë, derisa te ekipi i Arben Krasniqit, Jeremy Price dhe Brandon Jenkins kanë qenë më efikas me 20, gjegjësisht 16 pikë të shënuara.
RTV 21 luan derbin lokal me Sigal Prishtinën xhiron e radhës, derisa Bashkimi pret Dritën në Prizren.