Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Belegu: Grupmoshat e reja duhet të jenë prioritet i të gjithëve

  • Belegu: Grupmoshat e reja duhet të jenë prioritet i të gjithëve
27 April 2015

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu e ka përsëritur qëndrimin e tij se puna me gjenerata të reja ku përfshihen sporti shkollor, puna me klube, trajnimi i trajnerëve dhe personave që punojnë me këto gjenerata, duhet të jenë prioritet i të gjitha federatave sportive në vendin tonë. 

Belegu ka deklaruar kështu në takimin e mbajtur sot (e hënë) në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit në Prishtinë ku morën pjesë drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (FBK) dhe të federatave sportive kryesore në Kosovë, si dhe ligjërues e ekspertë nga ky fakultet.

Në këtë takim, dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit, Sadik Krasniqi, i cili njëherësh ishte edhe nikoqir, paraqiti mbi 20 çështje që sipas tij përbëjnë tema për shqyrtim dhe trajtim sa më të shpejtë në kohën kur sporti kosovar është ndërkombëtarizuar.

Duhet theksuar se në takim u dakordua që përfaqësuesit e federatave dhe institucioneve sportive të formojnë Grupe Punuese, të cilat më pas do të trajtonin problematika të veçanta të sportit të Kosovës me qëllim të përmirësimit të situatës aktuale dhe përfaqësimit sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.