Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Belegu: Ipko Kupa e Kosovës, uverturë për spektaklet basketbollistike që do të na presin këtë vit

  • Belegu: Ipko Kupa e Kosovës, uverturë për spektaklet basketbollistike që do të na presin këtë vit
  • Belegu: Ipko Kupa e Kosovës, uverturë për spektaklet basketbollistike që do të na presin këtë vit
  • Belegu: Ipko Kupa e Kosovës, uverturë për spektaklet basketbollistike që do të na presin këtë vit
  • Belegu: Ipko Kupa e Kosovës, uverturë për spektaklet basketbollistike që do të na presin këtë vit
15 February 2016

Të dashur miq,

Pas të gjitha emocioneve që na i dhuroi IPKO Kupa e Kosovës fundjavën që po e lëmë pas, më lejoni që të shprehë mirënjohjen time më të thellë për të gjithë akterët e saj.

Para së gjithash, e përgëzoj organizatorin e këtij edicioni të IPKO Kupës, KB Sigal Prishtina dhe kontraktorin e tyre për këtë eveniment, kompaninë Orange, për realizimin e mrekullueshëm dhe implementimin e përpiktë të të gjitha obligimeve të parapara në manualin e FBK për organizimin e Turneut Final të Kupës së Kosovës. Falënderoj nga zemra stafin dhe bashkëpunëtorët e mi në FBK për angazhimin e pashoq përkrah organizatorëve këto ditë. Falë këtij angazhimi dhe komunikimit e koordinimit të pandërprerë me organizatorin, ne ia dolëm të arrijmë deri tek rezultati të cilin të gjithë e dëshmuam në festën basketbollistike të cilës të gjithë iu kënaqëm mbrëmë.

Falënderoj ekipet pjesëmarrëse të këtij turneu për lojën dhe sjelljet e treguara në terren. Cilësia e basketbollit që e pamë këto ditë ishte mbresëlënëse dhe të gjithë neve që punojmë për këtë sport dhe e duam atë do të na shërbejë si impuls dhe shtytje shtesë për të vazhduar me angazhimet tona.

Falënderoj ekipet e tifozëve të të gjitha ekipeve të cilat në pjesën më të madhe të kohës dëshmuan se si duhet përkrahur ekipet e zemrës. Fakti që incidentet sporadike të cilat shpërfaqeshin mbrëmë nuk gëzonin përkrahjen e shumicës së tifozerive është inkurajues. Falënderoj nga zemra edhe Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e treguar në menaxhimin e situatave në palestër dhe rreth saj. Puna dhe sakrifica e Policisë së Kosovës meriton çdo lëvdatë.

Viti 2016 është vit i basketbollit për Kosovën. I kemi tri skuadra që po luajnë me shumë sukses në Ligën Ballkanike. E kemi para vetes pjesën e dytë të kampionatit të Kosovës dhe mbi të gjitha kemi ndeshjet e para të Përfaqësueses tonë në arenën ndërkombëtare.

Shpresoj se IPKO Kupa e Kosovës 2016 do të na ketë shërbyer të gjithëve si standard nën të cilin nuk do të biem, në aspekt sportiv dhe organizativ, por edhe si uverturë për spektaklet basketbollistike që do të na presin këtë vit.

Ju faleminderit nga zemra.

EB