Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Berisha: Na u shpagua mundi

  • Berisha: Na u shpagua mundi
  • Berisha: Na u shpagua mundi
21 April 2016

Sigal Prishtina të mërkurën mbrëma në Tivar të Malit të Zi e ka mbrojtur titullin e kampionit në Ligën Ballkanike (BIBL). Pavarësisht disfatës së pësuar nga Mornar-i me rezultat  75:68 falë epërsisë së krijuar në duelin e parë të luajtur një javë më parë në kryeqytet bardhekaltrit ia kanë dal të kurorëzohen për vitin e dytë radhazi me trofeun e BIBL-it. Ndeshja e luajtur në Prishtinë pati përfunduar me shifrat 82:68.

Njëri ndër basketbollistët më të merituar për këtë sukses të Sigal Prishtinës, Dardan Berisha është shprehur i lumtur që për herë të dytë radhazi ka kontribuar në realizimin e misionit të skuadrës nga kryeqyteti.

 “Të gjithë e dimë se mbrojtja e titullit është më e vështirë se sa kur tenton ta fitosh për herë të parë dhe për këtë arsye jam shumë i lumtur që ne e realizuam këtë synim që ia kishim vënë vetes në fillim të edicionit, pra nuk lejuam që trofeu i Ligës Ballkanike të ndryshojë ambient”.  

11-shja bardhekaltër në vazhdim ka folur edhe për sakrificat, punën e madhe dhe vështirësitë e gjithë skuadrës për të arritur deri te ky sukses, deri më tani më i madhi në këtë edicion për bardhekaltrit. Prishtina muaj më parë e ka fituar edhe trofeun e  Ipko Kupës së Kosovës, derisa në këtë fundjavë do të nis luftën për titull, pasi starton “play-off”-i në Superligën e Kosovës.

“Të gjithë në skuadër kemi sakrifikuar, kemi punuar fort dhe bashkërisht ia kemi dal t’i tejkalojmë vështirësitë. Dhe kjo u pa qartë më së miri në vitin 2016 kur i kemi radhitur fitoret një pas një si dhe e kemi fituar Ipko Kupën e Kosovës, pastaj e kemi mbrojtur titullin në BIBL, gjë që synojmë ta bëjmë edhe në Superligën e Kosovës. Kemi pak kohë për të pushuar, pasi shumë shpejt do të startoj ‘play-off’-i me ndeshjet gjysmëfinale”.