Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Berisha udhëhoqi Polfarmex-in deri te fitorja

  • Berisha udhëhoqi Polfarmex-in deri te fitorja
7 November 2016

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha ka kontribuar me 15 pikë në fitoren e ekipit të tij Polfarmex Kutno kundër Start Lublin me rezultat 87:74 në kuadër të xhiros së pestë të elitës së basketbollit në Poloni.

Pas pesë xhirove të luajtura, Berisha me skuadrën e tij kanë bilanc prej 3 fitore e 2 humbje. Në ndeshjen e radhës Polfarmex më 11 nëntor do të përballet me Anwill-in.  

Ndërkaq amerikani i Përfaqësueses së Kosovës, Justin Doellman është duke u rikuperuar nga lëndimi i këmbës, kurse skuadra e tij Barcelona po vazhdon me sukses në elitën e basketbollit spanjoll. Barça së fundi ka triumfuar në derbin e xhiros së shtatë të Liga Endesa-s kundër Real Madrid-it me rezultat 85:75.

Amerikani tjetër i Përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth me ekipin e tij Dominion BB ka qenë i lirë në kuadër të xhiros së shtatë të Liga Endesa-s. Bamforth është ndërt bartësit e lojës së Dominion ku në gjashtë javët e para ka realizuar bilanc prej 17 pikë, 4,5 kërcime dhe 4,2 asistime për ndeshje.