Ndeshjete xhiros XXVII të ETC Superligës e konfirmuan radhitjen ekzistuese të ekipeve në tabelë dhe xhiroja e fundit e sezonit të rregullt, nuk mund të ndryshojë asgjë të rëndësishme.
Në ndeshjen mëtë rëndësishme të xhiros, ekipi i Besës shënoi fitore ndaj Kastriotit dhe kështu u e siguroi pozitë ne shtatë në tabelë, që i jep gjasë për mbijetesë në ETC Superligë meqë do të luajë play out me ekipin finalist të playoffit të Ligës së Parë A.
Besa e mposhti Kastriotin me rezultat 93:68 në ndeshjen ku u tregua ekip më i mirë, kurse Kastrioti ë ka mbetur me vetëm një lojtar të huaj – qendrën bullgare Balev nuk ishte në gjendje të luftojë për të mbetur në elitë dhe tashmë dihet se sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.
Nga ndeshjet tjera të xhiros duhet veçuar edhe duelin në Drenas ndërmjet Trepçës dhe Kosova e Re Bashkimit. Ekipi prizrenas shënoi fitore të ngushtë, në minutën e fundit me rezultat 77:74. Ishte ky një konfirmim i Kosova e Re Bashkimit si ekipi i tretë në ETC Superligë, kurse Trepça është në përmbyllje e sipër të edhe një sezoni shumë të vështirë pa palestër dhe kushte adekuate për zhvillim të aktiviteteve.
Sigal Prishtina u takua me Golden Eagle Yllin në atë që mund të shihet si paralajmërim i dueleve të playoffit të këtyre dy ekipeve, meqë tashmë i kanë siguruar pozitat 1 dhe 4. Sigal Prishtina fitoi me 30 pikë dallim 116:86 që është edhe një konfirmim i formës së shkëlqyeshme të këtij ekipi para finaleve të ligës ballkanike BIBL dhe playoffit të ETC Superligës.
Ekipi i dytë në tabelë Peja këtë xhiro shënoi fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 96:53. Në takimin e zhvilluar në Pejë, ekipi gjakovar nuk kishte gjasa për fitore dhe nuk u mundua t'i rezistojë Pejës, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ndeshjet e xhiros XXVIII, njëkohësisht ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt zhvillohen në mes javë.