Me dy ndeshjet e së dielës është përmbyllur xhiroja XIII e ETC Superligës. Në derbin e xhiros Kosova e Re Bashkimi ka shënuar fitore në Drenas duke mposhtur Trepçën dhe duke u përforcuar në pozitën e tretë në tabelë. Pas një starti më të mirë të Trepçës, Kosova e Re Bashkimi luajti shkëlqyeshëm në çerekun e dytë dhe e përfundoi pjesën e parë me 10 pikë epërsi 39:29.
Prizrenasit me epërsi të ngjashme hynë edhe në dy minutat e fundit të ndeshjes, por nuk ditën ta ruajnë epërsinë dhe Trepça kishte gjasë për fitore në aksionet e fundit.
Sidoqoftë, mysafirët ishin të vëmendshëm në gjujatje të lira në fund dhe shënuan fitore 72:68.
Besa ndërkaq mposhti Kastritoin në duelin e dy ekipeve të fundit në tabelë, duke treguar se megjithatë dallon në cilësi nga ferizajasit që kanë vetëm 1 fitore në 13 xhiro.
Besa e përfundoi pjesën e parë të ndeshjes me vetëm 3 pikë epërsi, por në saje të një serie 9:0 në çerekun e tretë u shkëput në rezultat dhe nuk shikoi më prapa, duke shënaur fitore komode dhe duke mundësuar finish të qetë të ndeshjes. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 105:95.
Në dy ndeshjet tjera, ashtu siç edhe pritej, Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit (109:88), kurse Peja mposhti Vëllaznimi (111:69).