Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Besa, kalon në vendin e pestë

  • Besa, kalon në vendin e pestë
23 February 2014


Besa e Pejës ka mposhtur RTV 21-shin në ndeshjen e sontme në kuadër të xhiros së parë pranverore të ETC Superligës.

Të udhëhequr nga amerikani me përvojë Venus Hamilton, ekipi pejan ka dominuar nën kosh dhe ka arritur që me luftë të madhe të fitojë ndeshjen ndaj ekipit të RTV 21, 75-73.

Te ekipi i RTV 21 ku si trajner i parë debutoi Andin Rashica më efikas ka qenë Mustafë Merovci me 34 pikë të shënuara në ndeshje, që dolën të pamjaftueshme për fitoren e ekipit nga kryeqyteti në Pejë.

Me këtë fitore Besa ngritet për një pozitë në tabelë duke kaluar te vendi i pestë, derisa RTV 21 ka regjistruar disfatën e 12-të të stinorit dhe gjindet në pozitën e parafundit të tabelës.