Besa ka arritur që të shënojë fitoren e parë të stinorit ndaj Bashkimit sonte në Prizren.
Pejanët kanë arritur fitore me rezultat komod në fund 94-105, pas lojës së mirë të dyshes Arian Qallaku dhe Arti Hajdari.
Qallaku ka qenë basketbollisti më efikas i ndeshjes me 28 pikë të shënuara në fitoren e dhjetë të stinorit për ekipin e tij, që tashmë ka shtuar gjasat për të arritur Play-Offin.
Bashkimi në anën tjetër, përkundër se në fillim të ndeshjes kishte epërsi, në fund mbetën pa fitore duke e regjistruar disfatën e 13-të të stinorit.