Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me sponsorët e Kombëtares së Kosovës kanë vendosur që çmimi i biletës për ndeshjen, Kosovë – Slloveni, që do të zhvillohet të shtunën të jetë 3.00 euro.
Biletat do të dalin në shitje të shtunën para ndeshjes tek palestra sportive, ndërsa ata persona që tashmë e kanë blerë biletën me çmim prej 20.00 euro mund të vijnë në zyret e FBK-së dhe të marrin edhe nga një biletë falas.
FBK fton adhuruesit e basketbollit nga anembanë Kosova që të jenë në numër sa më të madh në palestër, për të përkrahur djelmoshat tanë në rrugëtimin e tyre në kualifikimet historike për Kampionatin Evropian.
Ballafaqimi në mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet të shtunën në palestrën “Minatori” të Mitrovicës me fillim nga ora 20:00.