Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bordi i FBK-së emëroi edhe përzgjedhësit e Përfaqësueseve U-16 në të dyja konkurrencat

  • Bordi i FBK-së emëroi edhe përzgjedhësit e Përfaqësueseve U-16 në të dyja konkurrencat
9 March 2017

Pas emërimit të përzgjedhësve dhe ndihmësve të Përfaqësueseve U-18 (në të dyja konkurrencat) dhe U-20, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) tani i ka emëruar edhe përzgjedhësit dhe ndihmësit e Përfaqësueseve U-16 (meshkuj/femra).

Te meshkujt përzgjedhës i Përfaqësueses U-16 është emëruar Ibrahim Karabeg, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Lorik Kllokoqi (ish-basketbollist i Prishtinës, trajner aktual tek ekipet e të rinjve, Prishtina e Re).

Ndërkaq te femrat përzgjedhës i Përfaqësueses U-16 është emëruar Muhammed Thaqi, kurse ndihmëse e tij do të jetë Kimete Haliti.

Muhammed Thaqit është emër tashmë i njohur për basketbollin kosovar, pasi ai që nga paslufta ka qenë basketbollist i disa skuadrave kosovare, me të cilat ka fituar trofe të shumtë.

Aktualisht Thaqi është duke punuar si trajner në Izrael, më saktësisht në ekipin Hapoel Holon, U-16 dhe U-18. Me të dyja gjeneratat ai ka arritur të sigurojë nga një vend në “play-off”.

Kosova U-16 (meshkujt) do të bëjë gara në Kampionatin Evropian, Divizioni B në Sofje të Bullgarisë prej 10 deri më 19 gusht në Grupin D së bashku me Gjeorgjinë, Britaninë e Madhe, Luksemburgun, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Kosova U-16 (femrat) do të bëjë gara në Kampionatin Evropian, Divizioni C prej 25 deri më 30 korrik në Gjibraltar. Kosova është në Grupin A së bashku me Gjeorgjinë dhe Maltën.