Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të mërkurën (01.03.2017) e ka emëruar Këshillin Profesional, përzgjedhësit dhe ndihmësit e Përfaqësueseve të Kosovës të grupmoshës U-18 në të dyja konkurrencat, si dhe të U-20.
Në Këshill Profesional janë emëruar: Tone Krump – Kryetar i KP-së, Arben Krasniqi – SHTBK (kryetar), Faton Kurshumlija - përfaqësues i gjyqtarëve/vëzhguesve, Ilir Selmani – përfaqësues i trajnerëve dhe vijues i programit FECC, Arben Polloshka (ish-basketbollist) dhe Sekretari i Përgjithshëm me detyrë zyrtare.
Ndërkaq përzgjedhës i Përfaqësueses U-20 është emëruar Jeton Nixha, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Elvedin Plakiq.
Përzgjedhës i Përfaqësueses U-18 është emëruar Dritëro Sefaja, kurse ndihmës i tij do të jetë Petrit Zeqiri.
Përzgjedhës i Përfaqësueses U-18 (femrat) është emëruar Fidan Shatri, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Afrim Selimi.
Sa i përket përzgjedhësve dhe ndihmësve të U-16 në të dyja konkurrencat Bordi i FBK-së do të vendos në ditët e ardhshme.
Ndërkohë në Komision Disiplinor, Lulzim Fushtica nga anëtar është emëruar kryetar, kurseOmer Daku është emëruar anëtar, si dhe Nuredin Ibishi mbetet anëtar.