3 April 2014
Pas kërkesës së bërë nga Bordi i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës lidhur me rikthimin e taksave sikur më parë, Bordi i FBK-së sot ka miratuar këtë kërkesë të SHGJFBK-së.
Gjithashtu, me harmonizimin e Rregullores së SHGJFBK-së sipas Statutit të Ri të FBK-së, Bordi i FBK-së ka anuluar Vendimin për pezullimin e Shoqatës dhe njëkohësisht i ka dëshiruar sukses duke i premtuar mbështetje maksimale në punën e tyre në vazhdim.