Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bordi i Federatës së Basketbollit shpreh përkrahjen e plotë për vendimet e Komesarit të Garave dhe të Komisionit Disiplinor

  • Bordi i Federatës së Basketbollit shpreh përkrahjen e plotë për vendimet e Komesarit të Garave dhe të Komisionit Disiplinor
21 May 2015

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pasi u informua në mënyrë të detajuar për ngjarjet në ndeshjen e tretë finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, që u ndërpre dhe mënyrën e përfundimit të sezonit në ETC Superligë, në mënyrë unanime shpreh përkrahjen e plotë për vendimet e Komesarit të Garave dhe të Komisionit Disiplinor.
Konsiderojmë se veprimet e disa anëtarëve të kryesisë së KB Peja ndikuan drejtpërdrejt në epilogun e serisë finale dhe ndikojnë shumë negativisht në imazhin e finaleve si ngjarja kulmore e sezonit.

Duke qenë të vetëdijshëm për interesimin e madh të sponsorëve, partnerëve vendorë e ndërkombëtarë, mediave dhe opinionit dëshirojmë edhe një herë të potencojmë se ne konsiderojmë se rregullshmëria e sjelljeve tona dhe e administrimit të garave duhet të jetë prioritet mbi prioritete.
Vendimet janë të rënda, por plotësisht të bazuara në aktet tona normative. Është e vërtetë e pamohueshme dhe e dhimbshme se këto vendime do të shkaktojnë rënie momentale të popullaritetit dhe cilësisë së basketbollit në Kosovë.

Mirëpo, po ashtu jemi të bindur që po përçojmë mesazh të qartë tek të gjithë, se sjelljet e papërgjegjshme dhe mospërfillja e rregullave, nuk do të lejohen dhe besojmë që këto sjellje do të parandalohen për të ardhmen.
Bordi i FBK-së shprehet i bindur se do ta tejkalojë edhe këtë sfidë, me përkrahjen e institucioneve dhe partnerëve me të cilët FBK ka raporte të drejtpërdrejta dhe do të vazhdojë të angazhohet për ngritjen e basketbollit të Kosovës në të gjitha nivelet, gjithnjë duke iu përmbajtur rregullave dhe duke zbatuar me korrektësi aktet tona normative.