Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e tetë në Ligën e Dytë të Meshkujve.
Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Borea-s dhe Llapit. Skuadra pejane ka shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke qenë e vetmja pa asnjë humbje në këtë rang garash, derisa llapjanasit kanë gjashtë fitore dhe një humbje.
Gjakova, që ka dy fitore dhe katër humbje do të ndeshet me United Basketball, që ka shtatë humbje në shtatë duele të zhvilluara.
Fushë Kosova me dy fitore dhe katër humbje përballet me Sferën, që ka pesë fitore dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e katërt.
Gjakova e Re, që ka katër fitore dhe tri humbje do të takohet me Dardanët, që ka pesë fitore dhe dy humbje.
Duel më i barabartë shihet mes Kaçanikut, që ka një fitore e katër humbje dhe Dukagjinit, që ka një fitore dhe pesë humbje.
Liga e Dytë e Meshkujve - Java 8
E shtunë
10:00 Gjakova - United Basketball
16:00 Fushë Kosova - Sfera
E diel
10:00 Gjakova e RE - Dardanët
13:00 Kaçaniku - Dukagjini
14:00 Borea - Llapi