Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Çereku i tretë fatal për Kosovën në duel me Bullgarinë

  • Çereku i tretë fatal për Kosovën në duel me Bullgarinë
  • Çereku i tretë fatal për Kosovën në duel me Bullgarinë
7 September 2016

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka regjistruar humbjen e tretë radhazi në kualifikimet për Eurobasket 2017, pasi të mërkurën mbrëma është mposhtur nga Bullgaria në ndeshjen e zhvilluar në Botevgrad me rezultat 105:84 (22:25, 18:15, 32:16, 33:28).

Duelin me bullgarët, basketbollistët tanë e kanë nisur mjaft mirë dhe këtë e dëshmon më së miri fakti se çereku i parë përfundoi në favorin tonë me shifrat 25:22. Në dhjetëminutëshin e dytë vendasit e nisën më furishëm, por në çastet e fundit të kësaj pjese të lojës kosovarët këndellen dhe ia dalin që në pushim të sigurojnë rezultat të barabartë 40:40.

Atëherë kur pritej që Kosova të luaj edhe më fortë, ndodhi e kundërta, pasi që Bullgaria e mori lojën nën kontroll dhe në çerekun e tretë e diktoi ritmin e lojës duke e fituar këtë dhjeminutësh me shifrat 32:16, që njëherësh ishte edhe pjesa kur Kombëtarja jonë thyhet dhe nuk ia del asessi të këndellet as në vazhdim të çerekut të katërt, andaj edhe krejt në fund është dashur të pajtohet me humbjen me 21 pikë dallim.

Më efikasi te Kosova ishte Justin Doellman me 16 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, kurse te Bullgaria me lojë të mirë është dalluar Aleksandar Vezenkov.

Kosova më parë është mundur nga Sllovenia në ndeshjen e luajtur si mysafir në Lubljanë me shifrat 113:68, pastaj edhe nga Ukraina në Mitrovicë me rezultat 70:63.

Ndeshjen e radhës në kuadër të kualikimeve për Kampionatin Evropian, Kombëtarja jonë do ta zhvilloj të shtunën në palestrën “Minatori” kundër Sllovenisë.