Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Constaninides: Jemi më të mirë se Peja: Paviq: Prishtina është favorite

  • Constaninides: Jemi më të mirë se Peja: Paviq: Prishtina është favorite
  • Constaninides: Jemi më të mirë se Peja: Paviq: Prishtina është favorite
  • Constaninides: Jemi më të mirë se Peja: Paviq: Prishtina është favorite
  • Constaninides: Jemi më të mirë se Peja: Paviq: Prishtina është favorite
6 February 2016

Derbi i xhiros së XVIII në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 19:00, ku Sigal Prishtina është nikoqire e Pejës.

Sigal Prishtina dhe Peja janë takuar 3 herë gjatë këtij edicioni dhe në të tri këto ndeshje kanë triumfuar verdhezinjtë, së pari në Superkupën e Kosovës të luajtur në “Karagaci”, më pas në kryeqytet dhe së fundi sërish në Pejë.

Verdhezinjtë janë liderë të elitës së basketbollit kosovar, duke lënë pas vetes bardhezinjtë dhe më pas Bashkimin dhe Trepcën.

Trajnerët e të dy skuadrave, Antonis Constantinides i Prishtinës dhe Branimir Paviq i Pejës janë shprehur të matur para këtij dueli, por që të dy kanë theksuar se ekipet e tyre do të luajnë për të treguar lojë të mirë, e cila në fund do t’ju sjell rezultat pozitiv.

Antonis Constaninides, trajner i Sigal Prishtinës: “Nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur ashtu sic dua unë për këtë ndeshje, pasi në mesjaë e kemi luajtur një ndeshje shumë të fortë kundër Kozuv-it në Ligën Ballkanike. Megjithatë në dy ditët e fundit ne kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur maksimalisht dhe këto janë edhe arsyet se pse duhet të fitojmë në këtë duel. Peja n aka mposhtur 3 herë në këtë edicion, por kjo është një ndeshje krejt e ndryshme prej atyre të mëparshmeve. Shumë gjëra kanë ndryshuar tek të dyja skuadrat. Unë kam shumë respekt për stafin e trajnerëve të Pejës dhe për basketbollistët, por në këtë moment ne do të dëshmojmë se jemi skuadër më e fortë se ata, gjë që do ta bëjmë në të gjitha duelet e ardhshme me ta deri në fund të edicionit”.

Branimir Paviq, trajner i Pejës: “Unë nuk mund të them se do të shkojmë në Prishtinë dhe do t’i mposhtim, sepse të gjithë e dimë se Prishtina ka ndryshuar si skuadër prej dueleve të mëparshmeve kur i kemi mposhtur. Fakti që kemi trimfuar në tri duelet e deritashme në këtë edicion kundër tyre duhet të na motivojë shumë për ndeshjen e së dielës, por ne nuk guxojmë të vetëkënaqemi. Po ashtu ne kemi disa probleme në skuadër, të cilat kanë ndikuar në takimet e fundit që i kemi luajtur, por besoj se të dielën të gjithë do të mobilizohemi për të dëshmuar lojë të mirë, e cila do të na sjell rezultatin pozitiv. Prishtina është favorite në këtë duel, por ne nuk do të dorëzohemi, përkundrazi do të bëjmë më të mirën që të kthehemi me fitore në Pejë, gjithnjë duke e pas parasysh se do të jetë shumë vështirë”.