Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Daci flet për debutimin dhe transferimin në Çeki

  • Daci flet për debutimin dhe transferimin në Çeki
1 December 2020

Një nga basketbollistet më të mira të Kosovës është Saranda Daci. Qendra e njohur bëri një kalim të bujshëm nga Bashkimi në Superligën e Çekisë, përkatësisht në skuadrën Slovanka MB.

Ky ishte një kalim i bujshëm jo vetëm për Dacin, por në përgjithësi në basketbollin femëror të Kosovës. Ish-basketbollistja e Penzës dhe Prishtinës debutoi në fundjavë, duke lënë gjurmë për skuadrën e saj me 13 pikë e tetë kërcime.

“Kjo ka qenë ndeshja e parë për mua në garat ndërkombëtare, apo në një Superligë të Evropës. Ishte një ndjenjë e mirë dhe e veçantë për mua, për shkak se ishte ndeshja debutuese në një skuadër të huaj. Ka qenë një paraqitje e mirë, pasi për 23 minuta sa isha në lojë kisha 13 pikë, tetë kërcime, tre topa të vjedhur dhe një bllokadë. Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse kundërshtari është në top-4 të Superligës së Çekisë. Kam marrë besim se mund të japë edhe më shumë në ndeshjet tjera, edhe pse skuadra ime është me lojtare të reja 17-18 vjeçare”, ka thënë Daci për faqen zyrtare të FBK-së.

Skuadra e saj pësoi nga Chomutov me shifrat 88:69.  Basketbollistja pejane ka folur për cilësinë në Superligën e Çekisë. “Basketbolli në Kosovë ka filluar të ngritet në cilësi dhe besoj që do të shoh edhe basketbolliste tjera në liga më të forta. Basketbolli në Çeki është shumë i organizuar, si brenda po ashtu edhe jashtë fushës”, ka shtuar tutje qendra e njohur, e cila ka fituar shumë trofe në basketbollin femëror në Kosovë.

Ajo ka një mesazh për vajzat e reja në Kosovë që luajnë basketboll. “Për vajzat e reja, që kam dëshirë t’i thërrasë si gjenerata e artë ose më me fat se e moshës time, ushtroni sa më shumë në skuadrat e juaja. Shkollohuni dhe edukoheni me një kulturë të mirë, sepse do të keni të ardhme të ndritur dhe do të përfaqësoni Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha mes tjerash Saranda Daci, e cila pritet të jetë pjesë e Përfaqësueses A të femrave të Kosovës, që në vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Kjo është hera e parë që Kosova A e femrave do të luajë në garat ndërkombëtare.