Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Deklaratat pas ndeshjes Estonia – Kosova

  • Deklaratat pas ndeshjes Estonia – Kosova
  • Deklaratat pas ndeshjes Estonia – Kosova
6 August 2016

Arben Krasniqi, përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës:

“Kemi luajtur shumë mirë në tre cerekët e parë. Në cerekun e katërt kemi bërë shumë gabime, të cilat së bashku me moskoncetrimin tonë bënë që ta humbim lojën, të cilën është dashur ta fitojmë. Sikurse në ndeshjen e parë, kemi pasur shumë momente të mira, mirëpo vërehet qartë se ende nuk jemi komponuar si ekip. Duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në ditët e ardhshme”.

Drilon Hajrizi, basketbollist i Kombëtares së Kosovës:

“Kemi startuar mjaft mirë, ku përballë e kishim një skuadër shumë të fortë. Për ne kanë qenë të mundimshme të dy përballjet me Estoninë, sepse sapo e kemi përfunduar fazën përgatitore. Është hera e parë me shumicën e lojtarëve që po luajmë bashkë dhe normalisht se na nevojitet ende kohë për t’u komponuar. Para nesh janë edhe disa ndeshje miqësore, po ashtu të forta, të cilat do të na shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet historike në Eurobasket 2017”.