Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Derbi i fundjavës zhvillohet në Pejë

  • Derbi i fundjavës zhvillohet në Pejë
17 October 2014

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë të EC Superligës së Kosovës në basketboll, kurse ndeshja kryesore është ajo ndërmjet Pejës dhe Trepçës. Pas humbjes nga Sigal Prishtina në derbin e xhiros së kaluar dhe fitores shumë të vështirë kundër Kumanovës në kuadër të ligës BIBL, Peja zhvillon ndeshjen e tretë të fortë me radhë dhe pritet që sërish ta ketë sallën e mbushur me shikues. Trepça ndërkaq në Pejë shkon si lider I tabelës pas dy fitoreve në dy xhirot e para dhe do të kërkojë që të vazhdojë serinë e rezultateve të suksesshme.

Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Trepçës zhvillohet të shtunën në ora 19:00.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës takohen Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli. Ekipi gjakovar ka pësuar në dy ndeshjet e para nga Sigal Prishtina gjegjësisht Trepça dhe kërkon fitore ne parë këtë sezon dhe atë para shikuesve te vet, të cilët e kishin mbushur palestrën në ndeshjen e parë të sezonit me Prishtinën.

Golden Eagle Ylli ndërkaq ka zhvilluat dy ndeshjet e para si vendës dhe në xhiron e dytë ka mposhtur Kastriotin. Këto dy ekipe kanë qenë rivalë kryesorë edhe në sezonin e kaluar në Ligën e Parë. Në ETC Superligë garojnë me përbërje dukshëm më të përforcuara, por rivaliteti ndërmjet klubeve mund të jetë faktor që këtë ndeshje do ta bëjë interesante.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet tjera të xhiros së tretë. Kosova e Re Bashkimi, një prej tri ekipeve që ka fituar dy ndeshjet e para do të kërkojë fitoren e tretë me radhë në udhëtim në Ferizaj. Ekipi nikoqir Kastrioti me probleme e ka nisur sezonin dhe do të kërkojë që pikërisht kundër Kosova e Re Bashkimit të këndellet.

Besa është nikoqire e kampionit aktual të Kosovës Sigal Prishtinës. Ekipi mysafir ka mposhtur Pejën xhiron e kaluar dhe ka startuar me fitore ndaj Vllaznisë në ligën BIBL dhe si favorit udhëton në Pejë. Besa ndërkaq do të tentojë që në ndeshje shumë të fortë të evitojë disa nga problemet në lojë që i kushtuan me humbje në dy xhirot e para.