Këtë mesjavë zhvillohet java e 14-të në Ligën e Parë në basketboll.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe AS Prishtinës, të premten nga ora 20:00 në Gjakovë. Kuqezinjtë janë skuadra e vetme në Ligën e Parë pa asnjë humbje, duke shënuar 12 ndeshje në po aq ndeshje të zhvilluara. Ndërkohë, AS Prishtina ndodhet në vendin e dytë me tetë fitore dhe dy humbje.
Sfida e parë e kësaj xhiro është mes Marigona Hill Prishtinës dhe Istogut. Marigona Hill ka pesë fitore dhe shtatë humbje, kurse istogasit gjashtë fitore dhe katër humbje.
Po ashtu të mërkurën do të ballafaqohen Prishtina e Re me New Basket. Prishtina e Re ka shtatë fitore dhe katër humbje, kurse New Basket dy fitore dhe 10 humbje.
Ndeshja tjetër e javës së 14-të është mes Dritës dhe Boreas. Gjilanasit kanë pesë fitore dhe gjashtë humbje, derisa Borea një fitore dhe 11 humbje.
Liga e Parë - Java 14
E mërkurë
12:30 Marigona Hill - Istogu
21:00 Prishtina e Re - New Basket
E enjte
17:30 Drita - Borea
E premte
20:00 Vëllaznimi - AS Prishtina