Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Dokuzovski debuton me fitore

  • Dokuzovski debuton me fitore
1 March 2014

Skuadra e Sigal Prishtinës ka mposhtur lehtë Bashkimin në duelin e dytë të katërshes së parë të javës, sonte në Sezai Surroi.

Prishtinasit kanë qenë më të mirë se prizrenasit gjatë gjithë takimit dhe në fund kanë ngadhënjyer me rezultat impresiv 58-104.

Alban Veseli ka qenë më efikas te ekipi fitues me 20 pikë të shënuara derisa pas tij janë radhitur Dardan Berisha me 16 dhe Aurimas Kieza me 12 pikë të shënuara.

Te ekipi humbës, Jovanovic dhe Young shënuan nga 11, derisa pas tyre Lampley ka ardhur me 10 pikë, të pamjaftueshme për t'i bërë ballë Sigal Prishtinës.

Kjo ka qenë ndeshja e parë zyrtare e trajnerit të ri të Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski, i cili ka debutuar me fitore dhe i ka kthyer pozitën e liderit ekipit të tij.