Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Drita shënon fitoren e parë ndaj Bashkimit këtë stinor

  • Drita shënon fitoren e parë ndaj Bashkimit këtë stinor
10 April 2014


Drita ka arritur që të shënojë fitoren e parë ndaj Bashkimit këtë stinor në trillerin e zhvilluar në Gjilan sonte.

Ka qenë transferi i ri i gjilanasve, kroati Filip Toncinic që ka shënuar pikët vendimtare të skuadrës në fitore ndaj prizrenasve.

Drita ka mposhtur Bashkimin 85-84, derisa Toncinic ka debutuar në ETC Superligë të Kosovës me double-double prej 23 pikëve dhe 14 kërcimeve. Amerikani Shamar Cooms ka qenë më efikasi për gjilanasit, duke shënuar 28 pikë.

Te Bashkimi, që në pjesën e parë ka qenë shumë më i mirë se Drita, Darrell Lampley ka qenë më efikasi me 29 pikë të shënuara, derisa Endrit Hysenagolli përsëri ka regjistruar double-double prej 11 pikëve dhe 13 kërcimeve, të pamjaftueshmë për fitoren e ekipit të tij.