Xhiroja e XXII e Superligës së Kosovës në basketboll do të nis me duelin që do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit nga Theranda. Kjo ndeshje do të luhet të shtunën me fillim nga ora 19:00. Në të kaluarën ballafaqimet në mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë zgjuar interesim tek adhuruesit e basketbollit kosovar, andaj kështu pritet të ndodh edhe kësaj radhe.
Ndërkaq të dielën janë në program dy takime, i pari në Prishtinë dhe i dyti në Pejë.
Kerasan Prishtina është nikoqire e Trepçës me fillim nga ora 17:00, kurse Peja e pret Vëllaznimin, ndeshje kjo që do të zhvillohet duke filluar nga 19:30.