Ballafaqimi ndërmjet Pejës dhe Kerasan Prishtinës, që do të zhvillohet të premten në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë me fillim nga ora 17:00 do ta hap xhiron e XVII-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndërkohë të shtunën në program është një ndeshje, ajo në Gjakovë në mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, e cila do të luhet nga ora 17:00.
Ndërkaq përballja më interesante e kësaj xhiroje mund të vlerësohet ajo që do të zhvillohet të dielën nga ora 15:30 në Vushtrri ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Këtë fundjavë skuadra e Bashkimit nga Prizreni do të pushoj.