Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Dushku, anëtare e Bordit të Drejtorëve të KUSA

  • Dushku, anëtare e Bordit të Drejtorëve të KUSA
7 June 2020

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku është zgjedhur anëtare e Bordit të Drejtorëve të organizatës KUSA (Kosovo United States Alumni). Dushku është zgjedhur në mesin e 11 anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të KUSA me mandat 3 vjeçar, derisa për këto poste kanë konkurruar gjithsej 26 kandidatë.

Dushku në vitin 2017 ka qëndruar për 6 javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  në kuadër të programit të Departamentit të Shtetit Amerikan “Global Sports Mentoring Program” (https://globalsportsmentoring.org/global-sports-mentor-program/emerging-leaders/elvira-dushku/) dhe në fund të këtij programi ajo e ka paraqitur një Plan të Veprimit për fuqizimin e femrës në sport, të cilin plan tani në bashkëpunim me FBK-në, FIBA-n, Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe Departamentin e Shtetit Amerikan në Uashington është duke e implementuar me mjaft sukses.

KUSA është një shoqatë jofitimprurëse (http://kusalumni.org/), e themeluar në vitin 2007 me ndihmën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bordit të saj themelues.

KUSA është një shoqatë me më shumë se 1300 anëtarë që kanë pasur mundësinë për të marrë bursa të shkëmbimeve dhe programeve trajnuese të financuara nga Qeveria Amerikane për të studiuar në SHBA.

KUSA operon si një demokraci që vlerëson anëtarët e saj që po japin një kontribut të rëndësishëm duke shkëmbyer aftësi dhe praktika më të mira të marra gjatë përvojës së tyre në SHBA me kolegët dhe komunitetet në tërë Kosovën.