Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

E mërkura e Prishtinës dhe e basketbollit kosovar

  • E mërkura e Prishtinës dhe e basketbollit kosovar
28 April 2015

Të mërkurën me fillim nga ora 18:30 në Samokov të Bullgarisë do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e Ligës Ballkanike (BIBL) ndërmjet Rilski Sportist dhe Sigal Prishtinës.

Prishtina e ka krijuar një avantazh të vogël pas ndeshjes së parë finale në BIBL. Një javë më parë në shtëpi të vet skuadra bardhekaltër në një atmosferë fantastike dhe në prani të rreth 3000 shikuesve e ka mposhtur Rilski-n me rezultat 74:72 (21:27, 17:16, 17:13, 19:16), që do të thotë se gjithçka do të vendoset të mërkurën në Samokov.

Barazimi apo edhe humbja minimale në ndeshjen e kthimit do ta shpall Prishtinën kampione të BIBL.

Në lidhje me këtë ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat janë deklaruar edhe akterët e saj si nga tabori prishtinas, ashtu edhe nga ai bullgar.

Trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski: “I kemi përmirësuar gabimet e ndeshjes se parë, që shpresoj se nuk do të na paraqiten. Tash presioni është mbi Rilski Sportist-in. Do të doja ti japim fund këtij cikli në BIBL me fitore, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Do të jetë një ndeshje e fortë. Ekipi ynë është i kompletuar dhe i mobilizuar maksimalisht”.

Alo-qendra e Prishtinës, Edin Bavcic: “Të gjithë jemi të gatshëm për lojë dhe të motivuar maksimalisht për këtë takim. Kurrë finalet nuk janë të lehta. Rilski natyrisht synon të fitoj trofeun, luan para tifozëve të vet, por edhe ne duam të kthehemi me trofe në Kosovë. Ne kemi kualitet, Rilski ka kualitet, por të gjitha këto bien në ujë për ndeshje finale. Finalet kanë rregulla të veçanta. Vendos shumë se sa është skuadra e disponuar për ndeshje në ditën vendimtare dhe sa ka dëshirë për fitore. Te ne dëshira ekziston, kjo është e sigurt”.

11-shja e Prishtinës, Dardan Berisha: “Jemi shumë të motivuar. Dihet rëndësia e ndeshjes për Prishtinën, si klub, qytet, por edhe në përgjithësi për komb. Jemi të kompletuar, mendoj që në përgjithësi si ekip jemi më të mirë, edhe besoj në këtë skuadër që mundemi ta fitojmë titullin. Presioni më i madh tani është në anën e kundërshtarit. Ne do ta japim edhe atomin për ta fituar këtë titull, sepse e meritojmë edhe ne, edhe tifozët, edhe krejt kombi shqiptar”.

Trajneri i Rilski Sportist, Rosen Barchovski: “Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë të disponuar dhe nuk ndodh shpesh që në një skuadër të gjithë të jenë të kënaqur. Ekipi është në formë shumë të mirë dhe kjo është normale. Fakti që jemi plasuar në finale tregon mjaftueshëm se çfarë kualiteti kemi.Për mua përgatitja psikike është shumë e rëndësishme. Unë nuk dua të ndryshoj asgjë në lojën e skuadrës time, sepse në Prishtinë ne kemi luajtur të përqendruar dhe në të njëjtën kohë të qetë dhe pa presion. Kjo është gjëja më delikate, por ne do të përpiqemi ta menaxhojmë këtë, sepse tani përgatitja psikike luan rol të madh. Kundërshtari ka qenë favorit i pastër, ndërsa papritmas pritjet tani janë nga ana jonë. Kjo është diçka që duhej të ndodhte, por edhe që më brengos njëkohësisht. Sa i përket lojës tonë, unë nuk jam fans i madh i ndryshimeve, por disa detaje ku kemi gabuar, do të mundohemi t'i përmirësojmë. Të paktën do të përpiqemi. Ne jemi duke u përgatitur sikur për ndeshjet e tjera. Unë nuk dua që të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe ta vëmë veten kështu nën presion. Çfarë më jep shpresë është fakti se skuadra ka luajtur shumë ndeshje përcaktuese dhe në presion, dhe në të gjitha kemi fituar”.