Drita ka arritur të shënoje edhe fitoren e tretë me radhë në ETC Superligë duke e mposhtur Trepçën me rezultat të ngushtë 88-84 në një përballje mjaft interesante.
Ndër më të dalluarit te skuadra gjilanase kanë qenë treshja amerikane e saj Travis Taylor, Joe Mincey dhe Fabian Wilson.
Në anën tjetër edhe te ekipi mitrovicas më së shumti janë dalluar të huajt, Robert Goff, Joshuar Brown dhe Dominique Lacy.
Kjo është fitorja e tretë e Dritës nga katër ndeshje, ndërsa Trepça ka regjistruar humbjen e tretë në katër xhirot e para.