Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edhe Bashkimi e nisi edicionin e ri në BIBL me humbje

  • Edhe Bashkimi e nisi edicionin e ri në BIBL me humbje
12 October 2016

Pas Sigal Prishtinës, skuadra e Bashkimit nga Prizreni e ka startuar me humbje edicionin e ri 2016/17 në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Bashkimi të mërkurën mbrëma është mundur nga Kozuv-i në Gjevgjeli të Maqedonisë me rezultat 80:63 në kuadër të xhiros së parë të Grupit A në BIBL.

Ekipi maqedonas prej fillimit të takimit e deri në fund ka dominuar në parket karshi prizrenasve dhe kështu nuk pati vështirësi për të arritur deri te triumfi në start të edicionit në Ligën Ballkanike.

Koshashënuesit më të mirë në radhët e Kozuv-it ishin Nikola Djurasovic me 24 pikë e 6 kërcime dhe Robert Abramovic me 22 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.

Në radhët e Bashkimit më të dalluarit ishin Marko Popovic me 14 pikë e 8 kërcime dhe Kejuan Johnson me 12 pikë.