30 May 2014
Skuadra e Prizrenit, Bashkimi, që arriti gjysmëfinalen e Play-Offit të ETC Superligës 2013/14 dhe finalen e Kupës ka shprehur interesim për pjesëmarrje në BIBL stinorin që vjen.
Në rast të përmbushjes së obligimeve financiare ndaj FBK-së dhe Ligës Ballkanike përparësi pjesëmarrjeje kanë ekipet që kanë marrë pjesë, Sigal Prishtina dhe Peja.
Derisa për interesimin e Bashkimit FBK do të negociojë me BIBL dhe do të pres përgjigjen e drejtuesve të kësaj lige.