Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edhe disa orë afat për paraqitje për kamp

  • Edhe disa orë afat për paraqitje për  kamp
18 December 2014

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton të gjithë basketbollistët e rinj se afati për paraqitje në kampin përzgjedhës të reprezentacionit të Kosovës skadon sot në ora 16:00.

Po ashtu kemi kënaqësinë të iu njoftojmë se deri më tani për kamp janë paraqitur rreth 200 basketbollistë të rinj.

Të gjithë fëmijët që kanë aplikuar nëpërmjet internetit duhet të paraqiten, të premten më 19.12.2014 në ora 08:00 në Pallatin e Rinisë dhe të regjistrohen si pjesëmarrës të kampit përzgjedhës.

Basketbollistët e rinj duhet të paraqiten në kamp me një dokument identifikimi (licenca e garave e këtij sezoni, ose sezonit të kaluar, pasaporta, libreza e shkollës) dhe pas regjistrimit në kamp do të marrin udhëzimet tjera.

FBK gjatë ditës do të publikojë edhe informatat tjera rreth organizimit të kampit.