Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edhe Kosova U-16 (femrat) starton me grumbullime

  • Edhe Kosova U-16 (femrat) starton me grumbullime
23 March 2017

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-16 në konkurrencën e femrave, Muhammed Thaçi dhe ndihmësja e tij Kimete Haliti i kanë ftuar në grumbullimin e parë të gjitha vajzat e lindura në vitin 2001 e më të reja.

Në grumbullim mund të marrin pjesë vajzat nga të gjitha klubet e qyteteve të Kosovës, por edhe nga jashtë vendi.

Grumbullimi i parë do të mbahet të dielën (26.03.2017) me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00  në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Duhet theksuar se Kosova U-16 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të mbahet në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik 2017.

Kosova do të bëj gara në grup me Gjeorgjinë dhe Maltën.